Tahiri: Skandalet në sektorin e energjisë janë bërë të zakonshme

  • A.P /
  • 21 April 2026 - 12:05
Tahiri: Skandalet në sektorin e energjisë janë bërë të zakonshme

Sot është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit për çmimet dhe faturimin e rrymës për konsumatorët.

Lidhur me këtë çështje ka folur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri.

Ky i fundit, ka thënë se qytetarët janë duke paguar energjinë më shtrenjtë se sa në muajt e viteve të kaluara.

‘’Mendoj që është mirë me punu me përgjegjësi me etik, e jo me skandale me rezerva shtetërorë e të vazhdueshme me energji elektrike. Realiteti është se qytetarët secilin muaj e paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se sa muajt e viteve paraprake. Kjo është keq, është turp.

Milionat po fitohen duke dëmtuar drejtpërdrejt të qytetarëve të Kosovës. Qe nga viti 2020 e këndej, çmimi i energjisë elektrike ka pasur rritje të një pas njëshme. Skandalet në sektorin e energjisë janë bë sistematike e të zakonshme’’, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)