Raportohet se një person është arratisur nga reparti i Psikiatrisë

  • A.P /
  • 22 April 2026 - 10:15
Raportohet se një person është arratisur nga reparti i Psikiatrisë

Raportohet se një person është arratisur nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur të martën pasdite, ndërsa i arratisuri ende nuk është lokalizuar.

“Është raportuar se nga Reparti i Psikiatrisë Forenzike është arratisur i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë në trajtim të detyruar nga gjykata. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin 24-orësh të PK-së.

(Kosova Sot Online)