Korporata Energjetike e Kosovës del me njoftim

  • A.P /
  • 25 April 2026 - 11:45
Korporata Energjetike e Kosovës del me njoftim

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar përmes një komunikate për media se në Termocentralin “Kosova A” është evidentuar një ndërprerje e përkohshme në funksionimin e elektrofiltrave.

Kjo ka ndodhur sipas KEK “si pasojë e një ndërprerjeje në qarkun elektrik të ndërprerësve të kompresorëve të ajrit me automatizëm, e cila ka shkaktuar ndaljen automatike të operimit të elektrofiltrave”.

“Menjëherë pas evidentimit të situatës, ekipet teknike kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e plotë të shkakut, ndërsa aktualisht janë duke u zhvilluar ndërhyrjet për sanimin e defektit dhe rikthimin e funksionalitetit të plotë të sistemit”, ka njoftuar KEK.

Në njoftim thuhet se janë duke u zbatuar masa intensive parandaluese me qëllim mbrojtjen e aseteve të tjera teknike dhe minimizimin e çdo rreziku potencial për sistemin.

(Kosova Sot Online)