Peka: Rama kontrollon zyrtarët përmes dosjeve dhe korrupsionit
Eksperti i sigurisë në PD, Avenir Peka, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar ekzistencën e një skeme të qëllimshme kontrolli mbi zyrtarët shtetërorë.
Peka deklaroi se, sipas tij, zyrtarët nxiten të përfshihen në afera korruptive dhe më pas mbahen nën presion përmes dosjeve komprometuese, duke u detyruar të zbatojnë urdhra dhe të firmosin vendime të dyshimta. Ai shtoi se kjo praktikë, shtrihet në disa nivele të qeverisjes dhe shoqërohet edhe me përfshirjen e aktorëve të huaj në projekte të ndryshme, për të krijuar një mbulesë ndërkombëtare për afera të dyshuara.
Avenir Peka: Po diskutohej këtu që si ka mundësi që zyrtarët firmosin edhe janë të prirur. E di pse ka mundësi? Sepse Edi Rama përdor një skemë. Dhe po ua zbërthej që të kuptoni çfarë ka ndodhur me të gjithë këta të tjerët. Edi Rama merr një zyrtar, e lë të bëjë diçka, një pisllëk, e kap, dhe pastaj e promovon. Kapjen që i bën... I kemi me ministrat e Brendshëm, me ministrat e Mbrojtjes, i kemi të gjitha. Po të shikosh... Jo po të shikosh, po merr çdo zyrtar që ky ka promovuar, nga një nivel më lart. Nga drejtor, zëvendësministër, ministër, e kështu me radhë. Më jep një funksion mua? Këtu duke qenë se janë të gjithë hajdutë, fusin duart të gjithë. Në momentin që fusin duart, ky i kap. Në momentin që i kap, i mban të shtrënguar. Dhe pastaj çfarë bën? Ua jep pozicionin. Dhe i thotë, o do firmosësh këtu, o do shkosh... E njëjta gjë që ka bërë me Lulzim Bashën në 2017-ën. Lulzim Bashës në 2017-ën i vuri dosjen e financimit dhe i tha, o do shkosh në burg o do bëjmë marrëveshje bashkë. Të njëjtën skemë përdor me këta. Dhe çfarë bën? E ka pazarin e hapur. U thotë, ju do futeni, do bëni lekë, mua do më sillni kaq, ju do bëni dy-tre vjet burg, pasuria nuk u preket. Ka garanci te hetimi pasuror, pasuria nuk u preket edhe e bëni.
Dhe shikoni çfarë ndodh me të gjithë ministrat. Bëjnë dy-tre vjet burg, dalin, pasurinë nuk ua ka prekur kush. Në të vërtetë, sa pasuri është, është sekuestruar deri më tani. Edhe ajo e sekuestruar s'është asnjë gjë. E dyta. Të huajt. Në mandatin e tretë e prapa ka krijuar një skemë tjetër. Fut të huajt në lojë. Për t'i dhënë mbulesë që vijnë të huaj, investojnë të huaj, kompani të huaja, e këto pallavrat. Të njëjtat afera korruptive që bën këtu, i bën po i fut të huajt. Rasti i këtij kryebashkiakut... Unë di nga shqiptarët e Amerikës që kur është kthyer nga Shqipëria i ka thënë stafit të vet që unë kam fituar bastin e jetës.
Ky kur është kthyer nga vizita që ka bërë në Shqipëri, kur është kthyer në në New York, para se të jepte dorëheqjen, u ka thënë unë do jap dorëheqjen, se kam fituar bastin e jetës në një biznes privat, po thonë si... se qysh se kur. Element tjetër që lidhet me të ishte dorëheqja e tij nga kandidimi për t'i lënë hapësirë këtij kukullës së Soros-it që kandidoi dhe fitoi në New York. New York-u është si Vlora në Shqipëri. Nxirr kë të duash, fiton Partia Demokratike. Dhe ky ishte kandidat dhe kishte dhe dy kandidatë të tjerë demokratë, të majtë. Dhe sigurisht që kandidati republikan në New York nuk ka shans të fitojë kurrë. Dhe gara është brenda për brenda të majtës. Ky dha dorëheqjen në fushatë dhe i hapi rrugën kandidaturës së Soros-it edhe të establishmentit të Partisë Demokratike. Shkoi Obama, shkoi Hillary Clinton, shkoi Bill Clinton, shkuan të gjithë këta edhe i bën fushatë. Kështu që nuk është çudi, këtë nuk e di, është aludim, nuk e them me siguri, por mua më ngjan që Edi Rama me futjen e këtij në biznes ose joshjen e këtij në këtë biznes e ka bërë si nder ndaj demokratëve të New York-ut, ndaj Soros-it, për ta larguar këtë nga gara për kryetar bashkie.
Marrim Roni Ifet. Roni Ifet është një tip, manipulues, mashtrues, ndërkombëtar. Është personi të cilin në intervistën e parë Arben Ahmetaj e ka përmendur si personi që donte të merrte ndërtesën e konsullatës së Shqipërisë në New York për ta kthyer në kullë. Është, është ai ndërkombëtari që po prapë Arben Ahmetaj e ka përmendur si personi që do blinte, borxhin e jashtëm të Shqipërisë. Është personi që i ka ideuar Ramës, i ka futur në tru Ramës, se Rama nuk ka tru për të menduar për këto lloj gjërash, që të krijojë shtetin Bektashi, në mënyrë që statusin ligjor të shtetit Bektashi ta përdorte për të krijuar një bankë offshore. Një parajsë fiskale. Duke qenë se u rrëzua ajo, tani kanë shkuar te kjo banka Jet Bank. Është e njëjta. Jet Bank-u është ajo çfarë donte të bënte me shtetin Bektashi, nuk ia arriti dot, e bëri këtë. Pastrim parash, kripto, të gjitha këto sistemet. E çfarë bën tani? Krijon një kompani, fillimisht shtetërore, në fushën e mbrojtjes. Merr një individ, një femër më duket, është pa lidhje, i jep aksione, i blen aksionet për 200 mijë lekë... 200 mijë lekë të vjetra. Merr kontratën nga shteti, merr kontratën nga shteti, domethënë bëhet aksioner dhe në momentin që bëhet aksioner, kjo zonja që ka, që ka blerë kompaninë për 200 mijë lekë, po prapë ia shet Roni Ifetit për 200 mijë lekë të vjetra aksionet.
(Kosova Sot Online)
