Hekuran Murati ia shpalos deputetëve pakon e VV’’së për Presidentin

  • A.P /
  • 25 April 2026 - 13:00
Hekuran Murati ia shpalos deputetëve pakon e VV’’së për Presidentin

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në fund të fjalës së tij në foltore shpalosi pak nga përmbajtja e ofertës së Lëvizjes Vetëvendosje për Presidentin.

Kjo deklaratë e tij erdhi si kundërpërgjigje ndaj opozitarëve që e kritikuan Qeverinë për kërkesën për shmangien e procedurave për ndarjet buxhetore për buxhetin, duke thënë se ky hap po ndërmerret nga Qeveria për shkak të zgjedhjeve.

“U përmenden edhe zgjedhjet se gjoja qëllimi qenka që gjithçka të bëhet që të shkohet në zgjedhje. Në fakt sot kështu si jeni, të gjithë deputetët, edhe mund t’i parandaloni zgjedhjet. Pra, sot në mëngjes e keni parë që Lëvizja Vetëvendosje ka dhënë një ofertë sa i përket çështjes së zgjedhjes së presidentit që ju si opozitë të vini me tre emra. Kjo çështje mund të zgjidhet sot, pra fare s’ka nevojë që të diskutohet çështja e zgjedhjeve”.

(Kosova Sot Online)