Haxhiu e shtyn për ora 23:00 seancën, 1 orë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit

  • A.P /
  • 28 April 2026 - 20:41
Haxhiu e shtyn për ora 23:00 seancën, 1 orë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, pak minuta pasi nisi seanca për zgjedhjen e presidentit tha: “Jam e detyruar ta ndërpres seancën dhe ju bëj thirrje deputetëve që në orën 23:00 të vijnë në seancë”.

Ajo shtoi: “Të gjejnë hapësirë që vendit t’i japin presidentin me mandat 5 vjeçar”, referuar opozitës.

Ndërsa opozita ka bojkotuar seancën e thirrur nga Vetëvendosja.

(Kosova Sot Online)