Dështon zgjedhja e presidentit, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

  • A.P /
  • 28 April 2026 - 23:30
Dështon zgjedhja e presidentit, Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Edhe seanca e thirrur për në ora 23:00  për zgjedhjen e Presidentit ka dështuar.

Përrjedhojë Kosova shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, njoftoi vazhdimin e punës së seancës për zgjedhjen e presidentit, ajo tha se “po presin nëse deputetët po kthehen”.

Ajo akuzoi opozitën se mungon “vullneti” për zgjedhjen e presidentit.

“Përkundër thirrjes që deputetët të jenë të pranishëm në seancë, siç po e shihni opozita, deputetët e PDK, LDK, AAK, Lista Serbe, Duda Balje…, nuk janë të pranishme as në përpjekjen e fundit për ta zgjedhë presidentin e vendit…Po presim nëse deputetët po kthehen”, tha Haxhiu.

Kuvendi i Kosovës ka dështuar që të zgjedhë Presidentin, pavarësisht afatit kushtetues 34-ditor.

Në minutat e fundit të këtij afati, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka hedhur akuza të rënda ndaj opozitës.

Kështu, pas përfundimit të afatit kushtetues vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, pasi Kuvendi i Kosovës shpërndahet automatikisht sipas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo nënkupton që zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda afatit prej 45 ditësh. 

(Kosova Sot Online)