Ja çka tha Feride Rushiti te zyrat e Presidencës në praninë e Kurtit

  • A.P /
  • 29 April 2026 - 08:00
Ja çka tha Feride Rushiti te zyrat e Presidencës në praninë e Kurtit

E propozuara e VV-së për presidente, Feride Rushiti dhe kryeministri Albin  Kurti, janë shfaqur në një konferencë për media nga Presidenca, pas shpërndarjes së Kuvendit. Por ajo që u vu re ishte se dyshja u paraqit nga Presidenca.

“Ambienti pse u zgjedhë na ka zgjedhë Arlindi, unë këtu vij prej shoqërisë civile”, tha Rushiti kur u pyet se përse u paraqitën nga presidenca.

Ajo u pyet mbi mundësitë e “kalkulimeve” të emrit të saj kur u propozua si presidente, në këtë përgjigje Rushiti tha:

“Asnjë moment se kam ndjerë që jam pjesë e kalkulimeve….E kam pa që janë konsumu të gjitha mundësitë…Jam ulë e kam pa vetën që mund të jem person unifikues”, tha Rushiti.

(Kosova Sot Online)