KQZ ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.
Në këtë fazë, para shpalljes së datës së zgjedhjeve, KQZ është e përqendruar në trajtimin e çështjeve fillestare dhe urgjente që lidhen me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Të mërkurën kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi është takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Radoniqi pas takimit ka thënë se KQZ si datë të zgjedhjeve preferon 7 qershorin.
(Kosova Sot Online)
