Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Shumë shpejt do të vijmë me lajme

  • A.P /
  • 01 May 2026 - 07:36
Abdixhiku pas takimit me Osmanin: Shumë shpejt do të vijmë me lajme

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku  është përgjigjur mediave pas takimit me ish-presidenten Vjosa Osmani.

Abdixhiku pa dhënë detaje për përmbajtjen e bisedës, tha se ishte  takim mes dy miqve, dhe nuk ishte takimi i parë e as i fundit.

Ai tha se shumë shpejt do të ketë edhe lajme të mira.

“Darkë miqësore mes dy miqve, as e para as e fundit dhe shume shpejt do vijmë me lajme të mira”, tha Abdixhiku.

(Kosova Sot Online)