Protesta e punëtorëve: Jemi lodhur, parlament-qeveri të kujt jeni?
Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve ka filluar protestën në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.
Protestuesit, po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimet, “Mos na shkelni, mjaft pritëm”, “Për pesë vite në punë vdiqën 97 punëtorë”, “Jemi lodh, parlament-qeveri të kujt jeni?”, e pankarta të tjera.
Protesta do të vazhdojë deri në hapësirën ndërmjet objektit të ish-Gërmisë dhe ndërtesës së Qeverisë.
(Kosova Sot Online)
