Bilanci 48-orësh: Ndalohen punimet në 14 vendpunishte, 4 raste procedohen në Polici

  • A.P /
  • 01 May 2026 - 12:07
Bilanci 48-orësh: Ndalohen punimet në 14 vendpunishte, 4 raste procedohen në Polici

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, në zbatim të vendimit të Ministrit të MPFVLÇ-së dhe në përputhje me mandatin ligjor.

Sipas raportit 48-orësh që përfshin aktivitetet e ditës së 14-të, fokusi kryesor i inspektimeve ka qenë sektori i ndërtimtarisë, ku janë realizuar 32 inspektime.

Si rezultat, në 14 vendpunishte janë ndaluar punimet për shkak të shkeljeve të konstatuara, 4 raste janë proceduar në Polici për mosrespektim të vendimeve të inspektorëve, ndërsa në 21 raste janë shqiptuar vërejtje për parregullsi të ndryshme.

Autoritetet kanë bërë të ditur se subjektet që u është ndaluar puna do të procedohen në gjykatë për kundërvajtje, ndërsa riinspektimet do të zhvillohen në ditët në vijim për të verifikuar nëse janë eliminuar parregullsitë e evidentuara.

(Kosova Sot Online)