Një person është arrestuar në aeroportin e 'Adem Jashari’'

  • A.P /
  • 02 May 2026 - 10:15
Një person është arrestuar në aeroportin e 'Adem Jashari’'

Policia e Kosovës, ka njoftuar se, në aeroportin e Prishtinës ‘’Adem Jashari’’, është arrestuar një shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti ka tentuar të udhëtonte drejt Shtutgardit me dokumente të falsifikuara.

Në raport, shtohet se i arrestuari është dërguar në mbajtje.

‘’FALSIFIKIM I DOKUMENTIT

ANP. Adem Jashari 01.05.2026 – 18:30.  Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Turqisë, pasi që i njëjti  me anëtarët tjerë të familjes ka tentuar të udhëtojë në destinacionin  Prishtinë- Shtutgard, duke prezantuar dokumentet –pasaportat që dyshohet se janë të falsifikuara. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti është duke u hetuar’’, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)