Vjen paralajmërimi: Jemi para një krize dramatike energjetike

  • A.P /
  • 02 May 2026 - 11:05
Vjen paralajmërimi: Jemi para një krize dramatike energjetike

Ekonomisti, Kujtim Dobruna, ka thënë se vendi gjendet para një ‘’krize dramatike energjetike’’, duke shtuar se, rezervat e kanë arritur pikën kritike kudo në botë, dhe se të njëjtat, mund të shterën deri në fund të majit.

Dobruna, në postimin e tij, ka thënë se, nafta mund të shtrenjtohet deri në 200 dollarë për fuçi, dhe se, pas rreth katër javëve, ky çmim mund të dalë jashtë kontrollit, gjë e cila, për Kosovën nënkupton se, industri të tëra mund të mbyllen, transporti dhe logjistika dëmtohen, udhëtimet vështirësohen ose pamundësohen, dhe se, prodhimi i mallrave mund të ndalet.

Postimi:

Nuk dua te perhap frike, as panik. Por, situata eshte tejet serioze dhe, si profesionist, nuk mund te rri i qete.

Per çka e kam fjalen?

 Gjendemi para nje krize dramatike energjetike

 Per shkak te mbylljes se Ngushtices se Hormuzit, nuk ka boll nafte

 Per shkak te demtimit te infrastruktures prodhuese ne Lindjen e Mesme, nuk ka as benzine, kerozine, gas…

 Rezervat (strategjike) kudo ne bote kane arritur piken kritike

Deri ne fund te majit (edhe kater jave) ato mund te shterren

Cka dmth kjo per çmimin?

 Nafta mund te shtrenjtohet deri ne 200 dollare per fuçi

 Ne momentin kur shpenzohen rezervat, pra pas rreth kater javeve, ky çmim mund te dale jashte kontrollit

 Nafta dhe derivatet e saj, jo vetem qe do te shtrenjtohen ende, por edhe mund te zhduken nga tregu

 Edhe nese sot do te hapej tregu e do te niste prodhimi, do te duhej shume kohe per normalizim, dmth çmimet nuk do te uleshin shpejt e furnizimi nuk do te stabilizohej

Cka dmth kjo per ne?

 Industri te tera mund te mbyllen

 Transporti dhe logjistika demtohen

 Udhetimet veshtiresohen ose pamundesohen

 Prodhimi i mallrave mund te ndalet krejt

 Importi dhe eksporti shtrenjtohen

 Ekonomia tkurret

 Sektoret ne rrezik: bujqesia, ndertimi, prodhimi, turizmi

 Presioni fiskal mbi buxhetin shtohet

 Dergesat, investimet dhe ardhja e diaspores bien

 Cmimet e ushqimit rriten, bashke me to kostoja e jeteses (inflacion)

E gjithe kjo mund te ndodhe deri ne fund te majit. Por, ne kemi pune ma te mençme, p.sh. me shku per te treten here ne zgjedhje.

Mos thoni nuk e kemi dite!

(Kosova Sot Online)