Arrestohen disa persona pasi u rrahën mes vete

  • A.P /
  • 04 May 2026 - 10:15
Arrestohen disa persona pasi u rrahën mes vete

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se ka arrestuar tre persona në Prishtinë, pasi që dyshohet se janë rrahur fizikisht në mes vete.

Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Prishtinë 03.05.20262-16:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që dyshohet se janë rrahur fizikisht në mes vete. Si pasojë të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)