Qalaj: Shkuarja sërish në zgjedhje është fatkeqësi

  • A.P /
  • 05 May 2026 - 12:45
Qalaj: Shkuarja sërish në zgjedhje është fatkeqësi

Ish-deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj ka deklaruar se shkuarja sërish në zgjedhje është fatkeqësi.

Qalaj tha po ashtu se dëmtimi i institucioneve të vendit, sipas tij, ka qenë prioritet i pushtetit aktual.

“Është një fatkeqësi e vendit që po shkojmë në zgjedhje, edhe pse ndoshta mund të jetë fat që po shkojmë në zgjedhje të reja. Mirëpo jo vetëm instrumentalizimi i institucioneve të vendit, institucioneve të sigurisë, por i gjithë institucioneve që ka ky vend, dëmtimit të të gjitha atyre, ka qenë një nga prioritetet e kësaj qeverie, që është keq”, tha Qalaj.

(Kosova Sot Online)