Në objektin e Pallatit të Drejtësisë u bë hapja zyrtare e Gjykatës Administrative
Në objektin e Pallatit të Drejtësisë të martën u bë hapja zyrtare e Gjykatës Administrative.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës e ka quajtur këtë ngjarje moment të rëndësishëm për sistemin gjyqësor të vendit, duke theksuar se ky institucion synon forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e kontesteve administrative.
“Sot po shënohet një moment i rëndësishëm për sistemin gjyqësor në Republikën e Kosovës – hapja zyrtare e Gjykatës Administrative. Me këtë rast, nis funksionimi i një institucioni të ri që synon forcimin e sundimit të ligjit dhe rritjen e efikasitetit në trajtimin e kontesteve administrative. Ky zhvillim pritet të ndikojë në përmirësimin e qasjes në drejtësi, transparencës dhe profesionalizmit në vendimmarrje”, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)
