Rama emëron Musmuratin e PDK-së nënkryetare të Komunës

  • A.P /
  • 05 May 2026 - 12:15
Rama emëron Musmuratin e PDK-së nënkryetare të Komunës

Kreu i Komunës së Prishtinës, Peprarim Rama, ka emëruar në pozitën e nënkryetares së Komunës, Besianë Musmuratin, nga Partia Demokratike e Kosovës.

Rama ka thënë se ky është një fillim i një bashkëpunimi të ri politike me PDK-në me qëllim të zhvillimit të Prishtinës dhe për të mirën e qytetarëve.

Postimi i plotë:

Po fillojmë një bashkëpunim të ri politik në Kryeqytet edhe me Partinë Demokratike të Kosovës me qëllim zhvillimin e Prishtinës, për të mirën e qytetarëve të saj dhe të Kosovës.

Zotohemi për qeverisje që tejkalon interesat partiake, duke vënë në dispozicion kapacitetet profesionale dhe njerëzore për realizimin e projekteve strategjike në dobi të qytetarëve dhe të mirës publike.

Nga sot, Besianë Musmurati emërohet në pozitën e Nënkryetares së Kryeqytetit, duke sjellë me vete përvojë të gjerë institucionale dhe ndërkombëtare.

Me një angazhim mbi një dekadë në fusha si diplomacia, politika publike dhe menaxhimi institucional, ajo ka kontribuar në avancimin e proceseve vendimmarrëse dhe përfaqësimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Përvoja e saj në Kryeqytet, veçanërisht në drejtimin e Arsimit, ka lënë gjurmë në përmirësimin e cilësisë dhe krijimin e kushteve më të mira për nxënësit dhe mësimdhënësit.

I urojmë suksese në këtë përgjegjësi të re, në shërbim të qytetarëve të Kryeqytet.

(Kosova Sot Online)