KQZ planifikon shtypjen e rreth 1.84 milion fletëvotimeve
Në mbledhjen e radhës, KQZ ka marrë vendim për miratimin e kërkesave dhe specifikimeve teknike për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe listave të votuesve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 7 qershor 2026.
Sipas këtij vendimi, numri i përafërt i fletëvotimeve që pritet të shtypen është rreth 1,840,000 copë, ndërsa numri përfundimtar do të përcaktohet nga KQZ në një fazë të mëvonshme të procesit zgjedhor.
Bazuar në të dhënat e raportit të Listës Preliminare të Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, është: 2,092,202 votues.
(Kosova Sot Online)
