Sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës

  • A.P /
  • 06 May 2026 - 09:05
Sot fillon regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës

Sot, më 6 maj, sipas planit të aktiviteteve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do të fillojnë faza të ndryshme të procesit zgjedhor, të cilat ndërlidhen drejtpërdrejtë me votuesit si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Duke filluar nga dita e sotme do të fillojë regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës (6 maj – 17 maj 2026), ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës (6 maj – 17 maj 2026) dhe kundërshtimi i pasaktësive në listën votuese (6 maj – 18 maj 2026).

Shtetasit që jetojnë jashtë vendit, mund të aplikojnë për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe të përzgjedhin mënyrën e votimit.

Për regjistrimin e votuesve, Elezi tha se KQZ ka funksionalizuar platformën elektronike https://diaspora.kqz-ks.org 

(Kosova Sot Online)