Kurti: VV mund të shkojë në 60 % në zgjedhjet e 7 qershorit

  • A.P /
  • 09 May 2026 - 13:45
Kurti: VV mund të shkojë në 60 % në zgjedhjet e 7 qershorit

Kreu në detyrë i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në fjalimin e tij në KP të LVV’së ka pretenduar se partia e tij mund të shkojë në 60 % në zgjedhjet e 7 qershorit,

Kurti ka thënë se me 7 qershor, ata që propozojnë do të fitojnë, derisa ata që refuzojnë do të mbarojnë.

“Ne propozojmë, ata bllokojnë. Por me 7 qershor ne që propozojmë fitojmë, ata që refuzojnë marojnë., fitorja s’do të jetë e imja. Së bashku për fitore të thellë, nuk lëshojmë pe, me punë dhe nder, drejt fitores”, ka thënë Kurti.

“Bllokimi është i humbësve dhe irracional. Ata po bllokojnë, por ne do të vazhdojmë”, ka thënë Kurti.

(Kosova Sot Online)