Ky është i riu që vdiq pasi ra nga një objekt

  • A.P /
  • 21 May 2026 - 15:51
Ky është i riu që vdiq pasi ra nga një objekt

Një ngjarje tragjike ka ndodhur  në Vushtrri, ku një person ka vdekur pasi që ra nga kati i një objekti që ishte në ndërtim e sipër.

Viktima mësohet të jetë Valmir Klinaku, 31-vjeç

Nga policia më herë deklaruan se, viktima pas lëndimeve të marra, u dërgua në gjendje të rëndë në emergjencën e Vushtrrisë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi tha se: “Nga emergjenca e spitalit të Vushtrrisë është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve të pësuara, personi ka humbur jetën”, tha ai.

(Kosova Sot Online)