Një person është ndaluar për 48 orë

  • A.P /
  • 21 May 2026 - 16:01
Një person është ndaluar për 48 orë

Një burrë në Pejë me iniciale A.B. është ndaluar për 48 orë për veprën penale  “Materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve”.

Prokuroria tha se e arrestoi atë në koordinim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Njësitin për Luftimin e Krimeve Kibernetike, pas një pune intensive hetimore,

“Gjatë realizimit të operacionit janë sekuestruar edhe pajisje elektronike, për të cilat dyshohet se janë përdorur për kryerjen e veprës penale të lartcekur. Brenda afatit ligjor, Prokurori i Shtetit do t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale, në koordinim me Policinë e Kosovës, me qëllim të ndriçimit të plotë të këtij rasti penal”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Pejë u zotua se mbetet e përkushtuar në luftimin e të gjitha formave të kriminalitetit, veçanërisht veprave penale që cenojnë integritetin dhe sigurinë e fëmijëve.

(Kosova Sot Online)