Rama akuzon Qeverinë Kurti për bllokim të punimeve

  • A.P /
  • 22 May 2026 - 07:46
Rama akuzon Qeverinë Kurti për bllokim të punimeve

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka mbajtur konferencë për media në “Ishullin Urban” në Prishtinë, lidhur me bllokimin e punimeve nga Inspektorati për Trashëgimi Kulturore (ITK).

Rama ka ftuar Prokurorinë të ndërmarrë masa të menjëhershme, duke thënë se të gjithë sabotuesit duhet të shkojnë në Prokurori.

Në punishten e Ishullit Urban ku për fat të keq prapë punët tona po bllokohen. Po bllokohen 30 mijë banorë të kryeqytetit me ju krijua mundësinë me kalu të sigurt prej anës të “Arbërisë” në qendër të kryeqytetit. Kujt po i pengojnë këto punë? Qeveria vazhdon për çështje puro-politike me blloku kryeqytetin, derisa të njëjtën kohë ju jep leje sektorit privat. Çfarë hipokrita, çfarë hipokrizie. Ne e kemi kriju projektin, e kemi ndarë buxhetin, kemi filluar punimet, po vazhdojnë punimet me intensitet e ata vijën edhe e bllokojnë kryeqytetin ën mënyrë të jashtëligjshme. Nuk do të lejoj si kryetar i kryeqytetit të bllokohen banorë të kryeqytetit nga njerëz që janë të paaftë, që nuk ia dojnë të mirën këtij qyteti që nuk ia dojnë të mirën këtij vendi”, ka thënë ai.

“Prandaj, ftoj Prokurorinë të ndërmarrë masa të menjëhershme. Të gjithë këta bllokues e sabotues të shkojnë në Prokurori… Nuk kanë asnjë bazë ligjore, thirren në dokumente që nuk ekzistojnë. E ftoj prokurorinë që ti marrë në pyetje. Nuk ka asgjë që e ndalë kryeqytetin…Do ta dorëzojmë kallëzimin menjëherë”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)