Mot kryesisht i vranët pritet sot gjatë ditës
Mot kryesisht i vranët pritet gjatë së premtes në Kosovë, me intervale të herëpashershme me diell.
Në disa rajone mund të paraqiten reshje të lehta dhe lokale shiu.
Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 16°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 22°C gjatë pasdites.
(Kosova Sot Online)
