Gjini godet Albin Kurtin: Kush s’e do Amerikën s’e do as Kosovën
Kandidati i Aleancës për kryeministër, Ardian Gjini, pati kritika të ashpra ndaj raportit të kryeministrit Albin Kurti me Amerikën. Ai tha se kush nuk e do Amerikën, nuk e do as Kosovën.
“Na këtu kemi njeri që thotë: po, po e dojmë Amerikën, po edhe pa ta bën. Ata që thonë se bën edhe pa Amerikën edhe pa NATO-n, nuk janë ka e duan Kosovën, nuk janë ka i dojnë shqiptarët. Janë ka dojnë me i bo me besu që disi kemi mundësi me ia kthy shpinën ndryshe, por kjo që na e themi për aleancat tona nuk është vetëm oportunizëm. Nuk është se na vetëm kemi nevojë për partnerët tanë që na quajnë partnerë edhe pse jemi të vegjël. Na jemi një popull që duhet me ditë me tregu që i çmojmë ata që na janë gjend kur kemi qenë më së vështiri”, u shpreh Gjini.
(Kosova Sot Online)
