Dodik propagandon kundër marrëveshjes ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci
Lideri i partisë në pushtet në Republikën Sërpska, Milorad Dodik, gjatë një vizite në Moskë ka sulmuar marrëveshjen e bashkëpunimit ushtarak mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, duke e cilësuar atë si një “aleancë anti-serbe”.
Ironikisht, këto deklarata u bënë pikërisht në Rusi, gjatë një samiti të organizuar nga autoritetet ruse, ndërsa Dodik vazhdon të mbajë lidhje të afërta me Moskën pavarësisht kritikave dhe sanksioneve ndërkombëtare.
Deklaratat ai i bëri pas një takimi me sekretarin e Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Sergei Shoigu, në kuadër të një samiti të sponsorizuar nga autoritetet ruse.
Dodik tha se edhe Rusia ndan të njëjtin qëndrim ndaj bashkëpunimit mbrojtës mes Kosovës, Shipërise e Kroacisë, duke akuzuar Perëndimin dhe veçanërisht Gjermaninë për forcim të strukturave ushtarake në Evropë.
Në të njëjtën kohë, ai shprehu hapur mbështetje për agresionin rus në Ukrainë, duke përdorur terminologjinë propagandistike të Kremlinit dhe duke e quajtur luftën “operacion special ushtarak”.
“Ne e mbështesim qartë operacionin special ushtarak dhe dëshirojmë që Rusia t’i arrijë qëllimet e saj”, deklaroi Dodik para mediave nga Republika Sërpska që po e shoqëronin në Moskë.
(Kosova Sot Online)
