Personi që humbi jetën pas përplasjes me motor është një 19 vjeçar
Personi që humbi jetën mbrëmë në Shkup pas përplasjes me motor është një 19 vjeçar, ja detajet e reja
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbëmë në rrugën e Plastikave në Shkup, ku janë përplasur një veturë dhe një motoçikletë.
Menjëherë pas aksidentit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e Ndihmës së Shpejtë, të cilat kanë ndërmarrë përpjekje për reanimimin e të riut 19 vjeçar i cili ka drejtuar motoçikletën dhe më pas e kanë transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Qytetit, raporton Zyrtare.
Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta shpëtuar, vdekja e M.F. është konstatuar në orën 23:11.
Policia ka bllokuar pjesërisht segmentin rrugor ku ndodhi aksidenti dhe ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të aksidentit. Hetimet janë në vazhdim.
(Kosova Sot Online)
