Janë shtypur në Slloveni mbi 1.6 milionë fletëvotime
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është duke vazhduar me përgatitjet për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen këtë fundjavë, më 7 qershor.
Janë shtypur 1 milionë e 641 mijë e 450 fletëvotime, të cilat janë të planifikuara të përdoren në vendvotime të rregullta, ato me kusht, për votimin e personave me nevoja të veçanta dhe një pjesë e tyre do të shërbejnë si rezervë.
(Kosova Sot Online)
