Murati: Banka Zhvillimore po bëhet, e nënshkruam vendimin

  • A.P /
  • 04 June 2026 - 08:02
Murati: Banka Zhvillimore po bëhet, e nënshkruam vendimin

Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar vendimin  për krijimin e grupit punues që do të merret me hartimin e projektligjit për Bankën Zhvillimore.

Murati ka thënë se me Bankën Zhvillimore do të jetë më e lehtë, kreditimi i prodhuesve, eskportuesve, dhe projekteve tjera zhvillimore me kushte të favorshme financiare.

Postimi:

Banka Zhvillimore po bëhet!

Sot kam nënshkruar vendimin për krijimin e grupit punues që do të merret me hartimin e projektligjit për Bankën Zhvillimore.

Kreditimi i prodhuesve, eskportuesve, dhe projekteve tjera zhvillimore me kushte të favorshme financiare do të jetë shumë më i lehtë me Bankën Zhvillimore.

(Kosova Sot Online)