Trumpi thotë se s’i nevojitet marrëveshje me Iranin për t’ia marrë uraniumin

  • A.P /
  • 05 June 2026 - 08:05
Trumpi thotë se s’i nevojitet marrëveshje me Iranin për t’ia marrë uraniumin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të enjten se vendit të tij nuk i duhet një marrëveshje me Iranin për ta marrë uraniumin e pasuruar nga shteti aziatik.

“Do të mund ta merrnim [uraniumin e pasuruar të Iranit] mu tash. Nuk mendoj se do të mund të na ndalnin, po të donim, por nuk ka arsye për këtë. Ai [uraniumi i pasuruar] është i varrosur” – tha Trumpi para gazetarëve në Zyrën Ovale.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha gjithashtu se nuk dëshiron që të takohet me liderin suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei.

Megjithatë, ai shtoi se nëse Uashingtoni e Teherani arrijnë një marrëveshje, është e mundshme që të takohet me liderin suprem. “Nëse kjo do të ndodhte… unë do të isha respektues” – tha presidenti amerikan.

(Kosova Sot Online)