Arrestohet kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe kryesuesi i kuvendit

  • A.P /
  • 05 June 2026 - 11:45
Arrestohet kryetari i Mitrovicës së Veriut dhe kryesuesi i kuvendit

Kryetari i Komunës së Mitrovicës veri, Milan Radojeviq dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal, Nemanja Bishevac, janë shoqëruar në stacion policor nën dyshimin për prishje të rendit dhe qetësisë publike si edhe vandalizëm.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Ata janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ndërsa rasti po trajtohet si “prishje e rendit dhe qetësisë publike” dhe “vandalizëm”, tha Elshani. 

(Kosova Sot Online)