Qytetarët abstenojnë, deri tani më pak votues se në zgjedhjet e kaluara

  • A.P /
  • 07 June 2026 - 17:45
Qytetarët abstenojnë, deri tani më pak votues se në zgjedhjet e kaluara

Në Kosovë, sot është duke u zhvilluar procesi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.

Janë 28,71% e qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 17:00, sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nga 97,72% e vendvotimeve të procesuara.

Nga të dhënat e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 17:00, kanë votuar 571,902.

Krahasuar me numrin e atë të 28 dhjetorit, janë rreth 190 mijë votues më pak deri në orën 17:00

Në zgjedhjet e dhjetorit, deri në orën 17:00 kanë qenë 764.694 votues.

Kosova po mban sërish zgjedhje, të tretat brenda rreth një viti e gjysmë. Këtë herë, vendi shkoi në zgjedhje për shkak të moszgjedhjes së Presidentit.

(Kosova Sot Online)