Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor
Një shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor në pikënkalimin kufitar në Bernjak, pasi gjatë një kontrolli policor i janë gjetur dhe sekuestruar dy sprej OC.
Sipas Policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 11:20 dhe është iniciuar si “armëmbajtje pa leje”.
Pas shoqërimit në polici, i dyshuari është intervistuar nga organet kompetente.
Me vendim të prokurorit ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me rastin vazhdojnë.
(Kosova Sot Online)
