Ja kush pritet të jetë ndër 10 kandidatët më të votuar të LDK’së

  • A.P /
  • 09 June 2026 - 13:45
Ja kush pritet të jetë ndër 10 kandidatët më të votuar të LDK’së

Ermal Sadiku, kandidati i LDK-së për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit pritet që të jenë ndër dhjetë kandidatët më të votuar të kësaj partie.

Sipas të dhënave që vijnë nga QNR-të, Sadiku pritet që të jetë në top 10-shen e partisë që e drejton Lumir Abdixhiku.

Aktualisht me votat e numëruara e të publikuara në faqen e KQZ-së, Sadiku renditet në vendin e 12-të me 4 mijë e 277 vota.

Megjithatë Sadiku pritet që të ngritët në listën e LDK-së kur të numërohen votat e Prishtinës. Deri tani janë numëruar vetëm 21.18 % të votave.

(Kosova Sot Online)