Trump: Shtetet e Bashkuara nuk do t’i paguajnë 300 miliardë dollarë Iranit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se Shtetet e Bashkuara do t’i paguajnë 300 miliardë dollarë Iranit, megjithëse memorandumi i mirëkuptimit që ai nënshkroi i referohet një plani të mbështetur nga SHBA-ja prej të paktën 300 miliardë dollarësh për rindërtimin dhe zhvillimin ekonomik të Iranit.
“Nuk ka asnjë pagesë prej 300 miliardë dollarësh për Iranin nga SHBA-të. Këto janë lajme të rreme! E tëra çfarë ka për SHBA-në është suksesi, çmime më të ulëta të naftës dhe fitorja. Hidhini një sy tregut të aksioneve. Propaganda demokrate në veprim!!!”, shkroi Trump në Truth Social.
Fondi është përshkruar si i përbërë nga kapital i sektorit privat, i mbështetur nga angazhime nga kompani nga Shtetet e Bashkuara, shtetet arabe të Gjirit, Azia, Amerika e Jugut dhe Afrika, pa fonde ose grante qeveritare.
Neni gjashtë i memorandumit të mirëkuptimit, sipas një zyrtari amerikan të mërkurën, thotë se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me partnerët rajonalë për të zhvilluar planin dhe për të dhënë licencat, përjashtimet dhe miratimet e kërkuara për transaksionet financiare përkatëse.
(Kosova Sot Online)
