Sot parashikohet mot me intervale të gjata me diell

  • A.P /
  • 19 June 2026 - 07:13
Sot parashikohet mot me intervale të gjata me diell

Për ditën e premte parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm, me intervale të gjata me diell dhe kalime të herëpashershme të vranësirave të shpërndara. Temperaturat do të mbeten në vlera tipike për këtë periudhë.

Temperaturat do të shënojnë luhatje, me minimale rreth 20°C në orët e para të ditës dhe maksimale deri në 27°C gjatë pasdites.

Gjatë orëve të mesditës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj këshillohet shmangia e ekspozimit të gjatë në diell dhe përdorimi i masave mbrojtëse.

(Kosova Sot Online)