Gjini: Kosova s’do të kishte president më të mirë sesa Ramush Haradinajn

  • A.P /
  • 27 June 2026 - 11:45
Gjini: Kosova s’do të kishte president më të mirë sesa Ramush Haradinajn

Kreu i AAK-së, Ardian Gjini, ka folur sot edhe lidhur me postin e Presidentit. Gjini potencoi se ndonëse Aleanca konsideron se Kosova nuk do të kishte president më të mirë se Ramush Haradinaj, por shton ky fakt nuk përbën kusht për procesin.

Ai shprehu shqetësimin se mungesa e një marrëveshjeje mes partive të tjera rrezikon ta çojë vendin në krizë permanente.

“Ne e mbështesim cilëndo marrëveshje mes partive. Në një vend normal, me politikanë të përgjegjshëm, nuk do të ishte fare e rëndësishme se a zgjidhet së pari presidenti apo qeveria. Kur kjo bëhet temë bllokade, është shkelje e kushtetutës. Ne nuk mund të pajtohemi që Kosova të mbetet në krizë”, përfundoi Gjini, duke shtuar se këto pika mbeten të panegociueshme për mbarëvajtjen e procesit.

(Kosova Sot Online)