Nëna rrezikoi jetën e saj, për ta shpëtuar fëmijën

  • 21 April 2016 - 21:47
Nëna rrezikoi jetën e saj, për ta shpëtuar fëmijën

Nëna u tregua shumë humane dhe vendosi që, me qëllim që të mos e lëndonte beben, të mos fillonte me trajtim deri pas lindjes së bebes. Por, lajmi që mori nga mjekët ishte i tmerrshëm -ajo vuante nga shkalla e tretë e kancerit të bajameve raporton gazeta Kosova Sot

Kur një ultrazë tregonte se ishte shtatzënë me një fëmijë të gjinisë femërore, Kimberley Boreham do të duhej të ishte gruaja më e lumtur në botë,.

Por, lajmi rreth shtatzënësisë kishte mbetur nën hije të një lajmi shumë të hidhur. Ajo kishte hetuar një duq në qafën e saj dhe, atë mëngjes kishte b ërë analiza, për ta parë shkaktarin e atyre ndryshimeve. Meqë ishte shtatzënë, ajo mendonte se duqi në qafën e saj ishte pasojë e ndryshimeve hormonale. Ajo i kishte bërë analizat fshehurazi nga burri. Nuk donte t'ia prishte gëzimin. Ata tanimë e kishin një djalë, Parker, dhe tani prisnin lindjen e një vajze, një motre për djalin e tyre. Nuk i tregoi burrit "Nuk i tregova burrit, Adamit, meqë ajo ishte një ditë e madhe për ne - ishte dita kur morëm vesh se do të na lindte një vajzë", tha ajo. "Mundohesha ta siguroja veten se duqi në fyt nuk ishte asgjë dhe se ishte vetëm pasojë e shtatzënësisë".

Por, analizat e treguan të kundërtën. Në fillim ajo kishte pasur nauze, e më pas kishte vërejtur duqin në qafë. Por, derisa nauzeja (mundimi, ndjenja për të vjellë) u largua, duqi nuk u largua. Edhe të tjerët mundoheshin që ta siguronin se nuk ishte asgjë serioze. Por, lajmi që mori nga mjekët ishte i tmerrshëm - ajo vuante nga shkalla e tretë e kancerit të bajameve. Kanceri në fjalë mund të mjekohej, por vetëm nëse nuk ishte përhapur në gjoks, apo gjetiu. Por, trajtimi paraqiste rrezik të madh për beben që e kishte në bark. "Frikësohesha se do të vdisja, pa e parë tim bir duke u rritur" Nëna u tregua shumë humane dhe vendosi që, me qëllim që të mos e lëndonte beben, të mos fillonte me trajtim deri pas lindjes së bebes.

"Thjesht, fillova që të ndihesha edhe më shumë përgjegjëse për beben që e kisha në bark. Fillova edhe të frikësohesha se do të vdisja, pa e parë tim bir duke u rritur". Asaj i kishin thënë se, nëse nuk donte të merrte ilaçe, atëherë duhej të operohej, gjë që ajo pranoi, por me kusht që, nëse paraqitet ndonjë situatë e rrezikshme, të shpëtohet bebja, e jo ajo. Më pas lindi edhe vogëlushja Darcey, e cila sapo erdhi në këtë botë, filloi të qante. Ajo tani është duke marrë terapi dhe dëshiron që rasti i saj të shërbejë për të tjerët si frymëzim.  

(Kosova Sot)