Si u tradhtua Fadil Hoxha nga Titoja për ta bashkuar Kosovën me Shqipërinë?
SHKRUAN: PROF.DR. HAKIF BAJRAMI
Pas 8 shkurtit 1945, Fadil Hoxha nuk kishte as pushtet e as funksion, edhe pse figuron se ishte "nënkomandant". Lidhur me Shaban Polluzhën, kur është vrarë më 20/21 shkurt 1945, Fadili ishte në Beograd për reagim kundër diktaturës ushtarake. Dhe nga ajo kohë e deri më 1966 ishte "i hetuar" në heshtje
Çka i tha Fadil Hoxha Eduard Kardelit më 21 shkurt 1945 në Beograd?
Meqë Miladini për shkak të poshtërimit të tillë nga ana e M. Gjilasit, do të përjetojë stres nervor, drejtimin e ankesave do ta marrë Fadil Hoxha. Ja teksti integral E. Kardel-Fadil Hoxha 21 shkurt 1945 Beograd: " Nëse pyetet ai dhe populli i Kosovës dhe Rrafshit Dukagjinit, kjo trevë gjithmonë shqiptare dhe meqë ishte dëshmuar me prova se ka dhënë kontribut në Luftën Antifashiste, krah për krah me popujt e Jugosllavisë dhe popullin e Shqipërisë, kjo trevë gjithmonë shqiptare duhet t` i takojë Shqipërisë, pa pasur ndonjë barrierë që vëllazërisht të bashkëpunohet dhe bashkëjetohet me pakicat që jetojnë në Kosovë". Ky guxim dhe rreshtin Dr. Sali Berisha nuk është tradhti, por tradhti është puna jote se tërë kohën i ke burgosur çlirimtarët dhe i ke shitur naftë Miloshit, edhe pse kishte embargo për te, kuptohet sa ishe në pushtet që mbaroi me një bizari ala 1997!!!. Turp të qoftë! Po çka i tha E. Kardel Fadil Hoxhës: "Për këtë çështje nuk mund të vendosin "Leka" (Rankoviqi) e Gjidi (Gjillasi). Kjo çështje tani për tani bie mbi Kryesinë e AVNOJ-it dhe Politbyrosë së KQ PKJsë, pasi ende nuk kemi parlament. Do të insistojë që edhe kolonët sllavë që janë uzurpatorë të tokave shqiptare mos të kthehen në Kosmet". (Është botuar në: H. Bajrami, Si e okupoi Kosovën Jugosllavia Federative 1944-1999, Prishtinë 2015, f.79/80 gjerësishthb).
Ja teksti i reagimit të Fadil Hoxhës drejtuar Mosha Piadës më 21 shkurt 1945 në Beograd
Fadili: Unë për popullin e Kosovës them që dëshiron t`i bashkohet Shqipërisë. Do të ishte një përmirësim i një padrejtësie që ka ngjarë më 1878, 1913, më 1919 dhe 1941. Trojet shqiptare janë copëtuar dhe tash duhet të ndodhë drejtësia". Mosha Piade: Pajtohem plotësisht me këtë nëse Shqipëria ndërton sistem socialist dhe Kosova kuptohet që do të ishte një republikë ashtu siç kam thënë më 1940 në Zagreb. Ne, shoku Fadil, do ta ftojmë një delegacion të shqiptarëve që të takohen me Titon në Beograd".(shiko: H. Bajarmi, Si e okupoi Jugosllavia Kosovën 1944- 1999 Prishtinë…f. 80-84 detalisht). Delegacioni shqiptar nga Kosova e viziton J. B. Titon më 8-9 prill 1945 në Beograd. Delegacionit i printe Mehmet Hoxha. Në delegacion ishte Dushan Mugosha, në cilësinë e "përkthyesit".Në delegacion nuk ishte Fadil Hoxha, sepse ishte kuptuar çka i ka thënë E. Kardelit dhe M. Piadës dhe ishte nën hetime partiake dhe UDBESKE. Me rastin e pranimit të Delegacionit, Tito do ta pyesë D. Mugoshën: " A ka filluar kthimi i kolonistëve, duke i injoruar shqiptarët me cinizëm. Dushani: "Po, për kolonistë do t` i ndërtojmë 10 000 shtëpi. Në ndërtimin e shtëpive do të marrin pjesë kryesisht shqiptarët me detyrim". Ky tekst nuk është përkthyer fare në gjuhën shqipe. Do ta kuptojnë të gjithë të tjerët me përjashtim të Mehmet Hoxhës. Në vijim që meriton të përmendet Tito do t` i drejtohet M. Hoxhës. "E dimë se ke qenë prefekt, e dimë që populli që e përfaqësoni 90% ka bashkëpunuar me fashizmin". Tërë kohën pa e kuptuar se për çka po flitet M. Hoxha, do të thotë vetëm: "DA" (Po-hb). Shprehja 90% me okupatorin do të thotë se sipas vendimit të Çerçill, Ruzvelt, Stalin, kam të drejtë t'ju likuidojë. Pas 15 minutave fjalën do ta marrë Halim Spahiu dhe do t'i thotë Titos troç: " Ju zotëri si duket jeni qysh në fillim në garë për t'ia kaluar Krajlit Serbian me kërcënime, me kolonizim dhe dhunë. Mos u bëni merak se atje dhuna ka kaluar çdo normë njerëzore, dhe ajo po shkruhet në konton tuaj. Te të gjithë serbianët, çetnikë e komunistë janë në një front kundër shqiptarëve duarthatë e që po luftojnë nga Sremi e deri në Adriatik kundër hordhive nazifashiste. Besa në dorën tuaj po masakrohen partizanët shqiptarë".E ka fjalën për Tivar dhe Dubrovnik e Trogir e Srem, po edhe për Ferizaj, Gjilan dhe Drenicë. Po një punë duhet ta dini se NE Shqiptarët atje nuk jemi pocerka, po jemi lisa dhe aty jemi sovranë. Ju mundeni të na detyroni të ndërtojmë shtëpia për kolonistë prapë, por ta dini se patriotët e mi po thonë duke "biseduar" me bagëtinë e tyre: "HAJT MURROJ, HAJT MURROJ, SE VJEN KOHA E PRAPË I RRËZOJ"- shtëpia e kolonistëve barbarë të Miliq Krstës, Pashiqit, Ceroviqit e Popoviqit! Mjerisht të tillët ishin vënë në aksion me uniforma partizane. Dhe vetëm falë atyre partizanëve shqiptarë të Fadil Hoxhës, Mustafë Hoxhës dhe Enver Hoxhës, kasaphane ma të madhe nuk pati, siç pati në Gjilan dhe në Drenicë. Në Llap, thonë dokumentet e Titos: kanë mbetur vetëm 4 plaka, por Mustafë Hoxha po e kthen popullin me urgjencë në shtëpitë e veta, sepse e ka përkrahjen e Fadil Hoxhës". Pasi e kupton këtë bisedë Fadil Hoxha do ta ftojë Zekeria Rexhën që të niset për Tiranë për t` u takuar me Enver Hoxhën dhe atij ia qan hallet e Kosovës. Takimi do të mbahet në nivel vëllazëror. Mikpritësi do t` i pyesë: "Çfarë i duhet Kosovës tani për tani"? Fadili: Shoku Enver, neve na duhen nja 300 mësues që t` i hapim shkollat tona të vërteta, të cilat do ta rreshtojnë Kosovën drejt bashkimit me NËNËN SHQIPNI. Na duhet edhe një shtypshkronjë shqip". Të dy premtimet do të plotësohen. Mësuesit do ta mbulojnë tërë hapësirën shqiptare, ndërsa me shtypshkronjën do të fillojë gazetaria shqiptare "RILINDJA" etj. Fadil Hoxha do të protestojë më 2 shtator 1945 kur Kryesia e ASNOS-it e aprovoi një Statut me 12 nene për Kosovën. Me këtë u pa se Kosova ishte vërtet e okupuar, do të shprehet Fadili në prezencën e Adem Demaçit kur u pajtuan me njëri- tjetrin. Këtë fakt Kosova e di dhe po të ishte bindja se Fadili është "tradhtar", mendon ti Salo se Demaçi do t` ia shtrinte dorën. Jo, more, Demaçi nuk ishte inferior me Hollbrukun e lëre më me një Fadil Hoxhë, që e kishte marrë ashtu si ishte Kosovën me 98% analfabetë dhe e kishte sjellë deri në Universitet dhe Akademi. Nuk e japim ne Hoxhën tonë, Salo. Ne para juve i kemi thënë komunizmit në bërllok, por Fadili ishte nacionalist e jo komunist , do të thotë HYSEN TËRPEZA me rastin e pajtimit të tyre, edhe pse kishin luftuar njëri- tjetrin. Ne jemi në detyra të tjera, Salo, e jo të shpikim "tradhti", falë të qofshin. Fadil Hoxha më 1948, do të hamendet për 48 orë: jo me Stalinin apo me Titon, por "ME SHQIPNINË APO ME TITON". Duke pasur për bazë faktin se çka kishte ndodhur në Prizren më 10 korrik 1945, do të përcaktohet " me Titon", për ta shpëtuar popullin, me të cilin realitet do të fillojë rruga e gjatë, por që nuk do të sillet në rreth të thatë. Fadil Hoxha do ta sjellë Kosovën me njëmijë rrëzuarje e ngritje prej shkollës fillore e deri në Universitet. Dhe pasi u themelua Komisioni i Historisë më 1974, autorit të këtij shkrimi do t'i thotë troç: Tani JU dhe UNIVERSITETI e keni fjalën. E bartni çështjen deri te synimet tuaja. Prof. Dr. ALI HADRI do të fillojë të lotojë, edhe Tahir Abdyli. Unë: Shoku Fadil, për kënd keni luftuar? E kam filluar luftën e dyfishtë: kundër okupatorit nazifashist, kundër shtypjes, kolonizimit sllav dhe riokupimit të mundshëm jugosllav. Kam Luftuar për NANËN SHQIPNI, se për Jugosllavi një plumb nuk e kisha zbrazur". Na bëri të gjithëve të dënesim. Jam me juve, e dëgjoni Ali Hadrin, KY di fare mirë me ju drejtu". Po, Fadil Hoxha ka folur, dhe pushteti ka bërë padrejtësi ndaj shqiptarëve, por aty e kemi vërejtur se KY personalitet ka pasur FUNKSION, por NUK KA PASUR KURRË PUSHTET të vërtetë. Pas vdekjes së Stalinit më 5 mars 1953, J. B. Tito do të lidhë Marrëveshje Xhentëlmene me Turqinë për deportimin e shqiptarëve në Anadoll. Më 28 shkurt ishte lidhur Pakti Ballkanik JugosllaviTurqi-Greqi. Por me 28.03. 1953 Fadil Hoxha me Ismet Shaqirin do të shkojnë në Split, për të reaguar te Tito kundër shpërnguljes së shqiptarëve. Siç kemi shkruar më parë, Tito do ta mbajë anën e Rankoviqit, Llukiqit etj. Tërë kjo tregti me një popull do të dekonspirohet në Plenumin e Brioneve dhe Fadil Hoxha më 1967 do ta organizojë fushatën që Kosova për t` i shpëtuar terrorit serbian me të drejtë duhet të avancohet në Republikë të shtatë.
Çka i tha Fadil Hoxha tradhtarit Panjot Plaku në Gërmi më 15 maj 1960?
Fadil Hoxha në shumë paraqitje ishte aq guximtar, saqë në disa raste "dëshmohet" si person që është 'naiv' dhe sulmon si i teket. Por jo, Fadil Hoxha ishte gjatë gjithë jetës shqiptar i vërtetë që deshi arsimin dhe e dinte shumë mirë historinë faktike të Shqiptarisë Veriore. Në Gërmi ku ishte kohë pas kohe Panjot Plaku (ministër i Mbrojtjes që u arratisë në Jugosllavi si agjent i saj-hb) më 15 maj 1960, do të takohen me Fadil Hoxhën. Në pyetjen e parë siç na është rrëfyer Xhavit Nimani dhe si ka vërtetuar pastaj Fadil Hoxha, ky i fundit do ta pyesë renegatin Panjot: "Pse u arratise dhe e tradhtove Shqipërinë. Ti mendon se ne hamë bari dhe nuk e dimë se me çfarë misioni janë arratisë ata të viteve 1949/52. Ata nuk ishin ballistë fare, por ishin mercenarë që i kishte rekrutuar UDB-ja e Rankoviqit. Deklaratat e tyre në Nish janë lëshuar Dushan Mugoshës, një udbash dhe armik i popullit shqiptar, i cili ka shkuar me detyrë në Shqipëri. Dhe pas ardhjes tij në Kosovë, nuk ka lëshuar mundësi pa thurur intriga kundër udhëheqësive shqiptare, sidomos në lëmin e arsimit. Ti Panjot je një monstrum dhe duhet të turpërohesh pse je arratisur. "Këtë sulm Panjoti, sipas Hasan Mekulit (një arsimtar patriot i të gjitha kohërave-hb), do ta kuptojë se Fadili ishte nën ndikimin e alkoolit. Por jo, Fadili kurrë nuk ka konsumuar alkool që të mos kontrollohet. Fjalët e Fadilit do të vërtetohen më 12. VI. 1966 se kemi të bëjmë me një agjent të UDB-së, të cilin e likuiduan disa ditë pas Plenumit Brioneve, vetë ata që e kishin rekrutuar. Fakti tjetër, Fadil Hoxha pas Plenumit Brioneve më 1966, do të shkojë në çdo komunë duke kërkuar që të zbardhen krimet monstruoze të UDB-së dhe rankoviqizmit. Madje, më 1974 do të kërcënohet aty ku duhet: "Ose KUSHTETUTË, ose ne dimë si të sillemi dhe një kërkesë duhet të thuhet se në Preambulë duhet të figurojë si e drejtë demokratike VETËVENDOSJA." Çfarë tradhtie është kjo, or Dr. Sali Berisha, që jeni kah e degradoni çdo sjellje njerëzore. Fadil Hoxha do të qëndrojë më 1981, kur u bë pyetje: "Demonstrantët a e kanë marrë Kuvendin, Komitetin, Këshillin Ekzekutiv, RTP. Radio Prishtinën, Rilindjen, ndonjë pushtet në ndonjë komunë-JO. Për çfarë kontrarevolucioni është atëherë fjala. Keni ndonjë njohuri teorike çka është Revolucioni e çka Kontrarevolucioni?Madje, asnjë parullë nuk është bërë se duam ta ndërrojmë sistemin ? I pari do të pajtohet Pavle Joviçeviqi, e pas tij do të flasë Fadil Hoxha. Ne dikur fjalës amendament i kemi thënë "aman, aman", e pajtohem plotësisht me argumentin që u plasua këtu, por politikisht jemi në hall nga DY matrapazë që po aspirojnë të marrin pozita në Kryesi të shtetit dhe të partisë". Opinioni i Kosovës e di mirë cilët prof. Universiteti ishin ata, janë ata që edhe me 1989 thoshin se: "Me ndryshimet kushtetuese nuk humbim asgjë". Fadil Hoxha, pasi u pensionua, erdhi në Institutin e Historisë dhe u rrëfye së bashku me Xhavit Nimanin: "Edhe ne kemi kërkuar Republikë. Urdhëroni e hapni rrugë" (Lexoje "Shkëndijën" e asaj kohe, Salo. Mos intrigo kur gjërat nuk i njeh. Nuk është ADEM DEMAÇI naiv, që ia shtriu dorën e PAJTIMIT FADIL HOXHËS dhe Xhavit Nimanit. Fadili me lot në sy do t` i drejtohet Baca Adem Demaçit. "Kam qenë antifashist, tash jam me UÇK-në e Adem Jasharit dhe Zahir Pajazitit". Kjo do të thotë se e dinte fare mirë që ka UÇK, e kjo ka ngjarë para 28. XI. 1997. Fol, Sali Berisha, he të ndihmoftë Zoti, se çka ke bërë ti më 1995-1997, nuk të lanë as deti. Sa janë mbytur në det e në përleshje në mars 1997, me fajin tuaj, për fajde dhe humbje shprese që ta lansuan agjentët e S. Milosheviqit, për të luajtur pastaj me Kosovën si e kishte planifikuar.
(Kosova Sot)