Shqiptarët e pa sinqertë, bashkëpunimet qeveritare Kosovë Shqipëri-vetëm në letër!

Shqiptarët e pa sinqertë, bashkëpunimet qeveritare Kosovë Shqipëri-vetëm në letër!
Shqiptarët e pa sinqertë, bashkëpunimet qeveritare Kosovë Shqipëri-vetëm në letër!

Riza Smaka

  • 08 October 2020 - 17:32

Prof. Dr. Riza Smaka

Këto qeveri kanë dështuar edhe në këtë plan kryesisht për shkak të mungesës së vullnetit politik të mirë si dhe të sinqeritetit të ndërsjellët.

Nga viti 2008 e këtej, Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë, pos që kanë pasur nevojë imediate, kanë pas edhe rrethana politike të volitshme për bashkëpunime përmbajtjesore dhe të gjithanshme. Nga ai vit e këtej , qeveritë në fjalë, për të mos thënë aspak, kanë bërë krejt pak në krijim të mekanizmave bashkëvepruese e bashkëpunuese sa të dobishme aq të nevojshme.

Mungesa e vullnetit politik të mirë mund të shpjegohej vetëm nga motivet korruptive të atyre entiteteve shtetërore ndërsa mungesa e sinqeritetit nga egoizmat dhe egocentrizmat primitive në radhë të parë të kryeministrave përkatës. Ndryshe krijimi i mekanizmave , instrumenteve dhe institucioneve ndërlidhëse dhe ndërvepruese të këtyre dy qeverive e vijimisht të institucioneve publike përkatëse do të mund të arrihej nga ekzekutivet profesionale, të pastra moralisht, krejtësisht të pa korruptuara, të organizuara funksionalisht, të përgjegjshme dhe kombëtarisht të devotshme drejt. Lë të mbetemi në shpresa në formim të ekzekutivave të tillë të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".