Krimet serbe të luftës në tavolinë të dialogut për marrëveshjen finale, argument kundër kompromiseve në dëm të Kosovës

Krimet serbe të luftës në tavolinë të dialogut për marrëveshjen finale, argument kundër kompromiseve në dëm të Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 25 October 2020 - 08:43

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Politikanët kosovar duhet ti shfrytëzojnë shumë përparësi që i kanë para vetit, e sidomos të drejtën ndërkombëtare GJND-së, që iu ka dhënë nga gjyqi ndërkombëtar i OKB-së për pavarësinë e Kosovës, në të cilin Serbia ka ushtrua dhe vetë e ka iniciuar këtë kundërshtim për pavarësinë e Kosovës, si dhe duhen të shfrytëzohen shumë masakra dhe gjenocide që i ka bërë Serbia në Kosovë, dhe shkatërrime të pasurive të patundshme si dhe vrasje të popullatës si fëmijë, të tij e pleq, që deri më sot janë mbi 1600 të pagjetur e shumë nga ta janë të bartur nga Kosova dhe të varrosur në trojet Serbe, ku ishin incizime mes TV-ve që kamionë të tërë i kishin shafitur në ujëra të thella në Danub e lumenj tjerë të Serbisë, dhe sot e kësaj dite nuk i tregojnë vendet e varrosjeve të tyre.

Klasa politike kosovare tani o kurrë duhet të jetë unike sa i përket kundërshtimit të paralajmërimeve serioze të Serbisë dhe lobit evropian që mbështesin një marrëveshje kompromisi në dëm të Kosovës. Tani është më se e kuptueshme që faktori ynë politik shqiptar duhet të jetë sa më unik, në këto momente kritike për vendin tonë. Ideatori i ndryshimit të Kushtetutës së Kosovës Mirosllav Lajcak, në fjalimin e tij në Forumin e Sigurisë në Beograd i cili është mbajtur virtualisht, ka thënë se zgjidhja mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë e dhimbshme dhe palët duhet të përgatiten për këtë. Sipas tij, janë tri qëllimet e procesit që duhet të arrihen me marrëveshjen e kompromisit: normalizimi i marrëdhënieve, zgjidhjet në pajtim me normat dhe vlerat evropiane që sjellin rajonin më afër, kontributin në stabilitetin rajonal. Prandaj sipas Lajçakut zgjidhja do të jetë një kompromis i dhimbshëm, por ata që e bëjnë do të jenë, sipas tij, në anën e duhur të historisë. Mirëpo Kosovarët duhet ta bëjnë maksimalen, të bashkohen rreth një platforme unike politike e nacionale që historia të mos na përsëritet që të jetë në dëm të shqiptarëve, sikur ka ndodhur në të kaluarën. Për krejt këtë që e ka thënë Lajçak në Beograd, ai duhet ta dije se është vetëm ndërmjetësues i cili nuk duhet të anoj nga as njëra palë, e nëse dëshiron ta ketë të qartë, e drejta është në anën e shqiptarëve-kosovarëve sepse vendi i ynë Kosova, ka qenë i sulmuar nga ana e Serbisë, kurse ne nuk e kemi sulmuar Serbinë në trojet e tyre, gjë që edhe në OKB, sipas rezolutës 1244, është arritur marrëveshja që të sulmohet Serbia me pretekst të një angazhimi humanitar, që të shpëtohet një popull i terë i pa fajshëm, sikur që ishin në këtë rast ne kosovarët, sepse Serbia e kishte dëbuar popullatën nga trojet e vetë. Rreth një milion shqiptar të përndjekur ishin larguar për në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi etj, sepse Serbia kishte kryer masakra të tëra në trojet e Kosovës. Nuk është rastësi pse presidenti serb Vuçiq ka thënë se sa i përket marrëveshjes me Kosovën, nëse palët duan zgjidhje, ajo duhet të jetë me kompromis me të cilin do të jenë të kënaqura njësoj të dyja anët. Është e kuptueshme se Vuçiqi do të bëjë çmos për të shkëputur pjesë të tëra të Kosovës për t’ia bashkangjitur Serbisë, dhe nëse nuk mundë të shkëputen pjesë territoriale, ai do të bëjë çmos që ta implementon virusin e Srpska Republikës në Bosnje, edhe në Kosovë përmes Asociacionit serb, me kompetenca jashtë kushtetutës kosovare, gjë që për këtë ia kanë ndihmua politikanët vasal kosovar, me nënshkrimin e marrëveshjes në vitin 2013 si dhe në vitin 2015, e që e ka konfirmua edhe parlamenti i Kosovës, me dy të tretat e votave në atë parlament, edhe që Gjyqi Kushtetues e ka shpallë jo kushtetuese atë vendim, me shkelje jashtë kushtetuese në 23 raste. Mos të harrojmë se bash ky Vuçiqi është në pushtet në poste të larta qysh nga vitet e 90 nga politika e Millosheviqit i cili edhe në qeverinë e tij ishte ministër, e që po të ishte mirë e mbarë, ky në këto kohëra s’do të duhej të ishte fare në politikë, por me që i njohim politikat nacionaliste serbe, është çështje tjetër pse serbët ia mundësojnë që aq gjatë të qëndroj në hierarkinë më të lartë sikur që është Kryetar i shtetit të Serbisë.

Politikanët kosovar duhet ti shfrytëzojnë shumë përparësi që i kanë para vetit, e sidomos të drejtën ndërkombëtare GJND-së, që iu ka dhënë nga gjyqi ndërkombëtar i OKB-së për pavarësinë e Kosovës, në të cilin Serbia ka ushtrua dhe vetë e ka iniciuar këtë kundërshtim për pavarësinë e Kosovës, si dhe duhen të shfrytëzohen shumë masakra dhe gjenocide që i ka bërë Serbia në Kosovë, dhe shkatërrime të pasurive të patundshme si dhe vrasje të popullatës si fëmijë, të tij e pleq, që deri më sot janë mbi 1600 të pagjetur e shumë nga ta janë të bartur nga Kosova dhe të varrosur në trojet Serbe, ku ishin incizime mes TV-ve që kamionë të tërë i kishin shafitur në ujëra të thella në Danub e lumenj tjerë të Serbisë, dhe sot e kësaj dite nuk i tregojnë vendet e varrosjeve të tyre. Mos të harrojmë se edhe BE-ja po ja tërheq vërejtjen Serbisë se pa njohjen e ndërsjellët me Kosovën as Serbia nuk do ti hapen dyert për ne BE. Kosova tani me politikat e saja të mençme duhet të bëj çmos, dhe mes shteteve mike që na kanë ndihmuar me u çlirua si Amerika e BE të përafrohet me to dhe të pranohet në NATO, si dhe të na njohin edhe pesë (5) shtetet e BE-së që se kanë njohur deri më tani Kosovën, dhe nëse arrihet kjo, hiq s’është shumë e rëndësishme njohja e Serbisë për Kosovën. Kosova duhet të bëjë çmos që ta padisë Serbinë në Gjyqin ndërkombëtar për masakrat dhe gjenocidin, për dëmet që ia ka shkaktuar Kosovës. Tani është koha që Serbia të vetëdijesohet për ato krime që ia ka bërë Kosovës, dhe ajo duhet t’ia paguaj dëmet dhe reparacionet e luftës që ia ka shkaktuar Kosovës, sikur që në të kaluarën i ka paguar edhe Gjermani për dëmet që i ka shkaktuar gjatë luftës së dytë botërore. Nëse Kryeministri në bisedime me Serbinë dhe ndërmjetësuesit e BE-së iu përmbahet këtyre principeve dhe qëndrimeve, Serbia dot detyrohet ti ndryshoj politikat e saja në një afat të shkurtër, dhe pa kushte do të detyrohet ta njeh pavarësinë e Kosovës, sepse e drejta është plotësisht në anën e Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".