Qeveria Hoti ndjek gjurmët e Qeverisë së PAN-it, çerdhe e sigurt e militantëve politik dhe servilëve partiak

Qeveria Hoti ndjek gjurmët e Qeverisë së PAN-it, çerdhe e sigurt e militantëve politik dhe servilëve partiak

Gani Qarri

  • 31 October 2020 - 13:09

Shkruan: Gani Qarri

Duke pasur të bëjmë me një popull me stad të ulët zhvillimi, i cili ka kaluar disa shekuj nën robëri dhe tash e mbi 21 vite po dëshmon në vazhdimësi se është në gjendje të durojë, çfarëdo keqqeverisje dhe sundim matrapazësh, të korruptuarish e kriminelësh të gjithfarshëm, së fundmi edhe në kabinetin e Qeverisë Hoti vazhdojnë të shpiken pozita të reja ngjashëm me ato të ish Qeverisë së PAN-it vetëm për ti rehatuar militantët politik financiarisht, dhe për t`ua mundësuar atyre personalisht që t ‘përfitojnë sa më shumë materialisht, në kurriz të shtetit dhe taksapaguesve të Kosovës, akte makabre që shuajnë çdo shpresë për liberalizimin e shpejtë të vizave për Kosovën.

-Mënyra e keqqeverisjeve më ironike në Kosovë, që tash e mbi një dekadë, është kthyer në traditë dhe bërë vërtet aventurë e pashërueshme, shumë shqetësuese dhe tejet neveritëse për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke shkaktuar pasiguri e pesimizëm të pafund kudo në vend dhe bërë që vit pas viti të ikin mijëra të rinj dhe familje nga shteti i brishtë i Kosovës i sunduar tash e mbi 13 vite nga të korruptuarit dhe të inkriminuarit e gjithfarëlloj, për të kërkuar shpëtim e mbijetesë, kudo qoftë në shtetet e civilizuara të Evropës Perëndimore, ku për dallim prej shtetit të sunduar nga hajnat, të gjithë njerëzve u garantohet me ligj buka, strehimi, sigurimi shëndetësor dhe jeta normale. Për aq më tepër vet kryeministri sharlatan Avdullah Hoti, së fundmi e ka angazhuar edhe në një detyrë tjetër të re zëvendësin e tijë "çudibërës" Driton Selmanajn, duke i dhënë atij edhe detyrën e zëvendëskryeministrit për çështje të integrimeve evropiane, si "yll i ri polar" dhe me potenciale të "jashtëzakonshme" i sapo zbuluar nga kryeministri aktual.

Ndaj vetëm para pak ditësh, me vendim të Qeverisë së udhëhequr nga ai, "fenomeni" Selmanaj është caktuar edhe si përfaqësues i Qeverisë në seancat e Kuvendit të Kosovës, akte të paprecedent me të cilat Kosova jo vetëm se nuk mund të shpresoj në liberalizim të vizave, por edhe për 15-20 vitet e ardhshme as që do të pranojë dikush nga BE, të bëj hapjen e kapitujve dhe bisedojë me Kosovën, për integrimin e saj evropian. Për tu kthyer në tragjikomedi të vërtetë ky vendim nonshalant, edhe në pozitën e përfaqësuesit të Qeverisë në Kuvend, super menin Selmanaj e kishte propozuar vetë kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa çuditërisht për propozimin e tij, kishin votuar të gjithë anëtarët e kabinetit qeveritar, pa marrë parasysh përkatësinë partiake, gjë që dëshmon hapur se edhe dëshirat e tyre janë përmbushur ose do të përmbushen së shpejti, në kurriz të Kosovës, nga kryeministri sharlatan. Kështu që, pas shndërrimit të Selmanajt në “super men” fluturues, ai do ta përfaqësojë Qeverinë e lodhtë të Kosovës kudo, madje edhe në Kuvend dhe atë jo vetëm kur mungon kryeministri por edhe ministrat e dikastereve të caktuara, gjë që "dëshmon" aftësitë e tij "mbinjerëzore", shembull i paprecedent që përveç Kosovës, nuk i has askund në vende të rajonit as Evropën e civilizuar dhe me zhvillim e arsimim superior, e cila shkaku i qeverive të tilla fund e krye të korruptuara, ka filluar të shprehë hapur ironinë ndaj Kosovës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".