
Lexoni edhe:
Vulini sërish e përdor termin pezhorativ “shiptari”
Shkruan: Hasan Preteni
Qytetari i vendit është topitur me informatat e vazhdueshme se i kemi hapur hetimet, hetimet vazhdojnë dhe fraza tjera boshe. Tani po na servojnë edhe informata tjera se i kemi ngritur kaq e kaq aktakuza. Kush janë të akuzuarit, cilat janë rastet ku janë përfshirë këta të akuzuar, a i njeh dikush të akuzuarit apo vetëm familjarët e tyre? Kosova nuk e ka në funksion sistemin e drejtësisë që i akuzon dhe dënon të korruptuarit.
Vulini sërish e përdor termin pezhorativ “shiptari” Lexoni edhe:
Zëvendëskryeministri i Malit te Zi, Driton Abazi i takoi kryeprokurorin e shtetit dhe kryeprokurorin e prokurorisë speciale dhe ju tha ; “ ose punoni ose largohuni nga detyra” Ky eshte mesazh i fuqishëm që duhet ta ndjekin edhe liderët tanë. Por për të vepruar kështu duhet të kemi prokurorë të pavarur, profesionist dhe patriot ligjor. Duhet të jemi rob të ligjit. Në këtë pjesë të Ballkanit, Kosova qëndron më së keqi. Asnjë veprim, asnjë rast me përfshirjen e politikanëve, oligarkëve ose kriminelëve ordiner. Asnjë person nga kategoritë e kriminelëve nuk është në burg si rezultat i aktgjykimeve të vendorëve.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".