Zgjedhjet në Shqipëri test për rrugën euroatlantike

Zgjedhjet në Shqipëri test për rrugën euroatlantike
  • 26 April 2021 - 00:30

Shkruan:Dr.Hysni Aliu

-Zgjedhjet e lira në Shqipëri janë një moment i rëndësishëm në historinë e Shqiptarëve në procesin e integrimit Euro Atlantik. Shqipëria, si një shtet që është rrëmbyer nga kthetrat e krimit të organizuar, biznesit të drogës, vrasjeve te njëpasnjëshme për shkak të pazareve të prishura në lidhje me drogën, po kalon në një fazë tjetër, ku populli me çdo kusht po e kërkon ndryshimin, dhe daljen në liri të vërtetë, ku droga nuk do ta kontrollonte shtetin por shteti do ta kontrollonte krimin e organizuar dhe biznesin e drogës, duke e shpërberë atë në çdo cep ku ekziston. Shqipëria, dhe populli liridashës, kanë marr mësim të mirë nga Kosova, ku në zgjedhjet e fundit u shemb përfundimisht robëria dhe robëruesit, të cilin ja kishin zënë frymën këtij populli. 
Votimi i Z Albin Kurtit, në zgjedhjet në Shqipëri, është një infuzion për demokracinë atje dhe zhbërjen e robërisë nga klanet e drogës në atë vend.Ata që sot po e kritikojnë Albin Kurtin për këto veprime, po harrojnë që ata vetë kishin shtet rezervë Shqipërinë, por jo sikur Albini, por duke marrë pasaportat e Shqipërisë, në mënyrë që vetë të lëviznin lirshëm nëpër botë, për bizneset dhe pisllëqet e tyre, pasi që popullin e vet e ngujuan duke e qenë në të vetmin vend në Ballkan tërësisht të izoluar dhe të privuar nga liria e lëvizjes. Për dallim nga z. Kurti, që po donë ta shpërndan pranverën shqiptare edhe në Shqipëri, me qëllim që ti thyhet kurrizi robërisë, klaneve të drogës, dhe lidhjeve shumëfishe me Beogradin, ju që po e kritikoni Albinin, mbanit lidhje personale, me njëri tjetrin, lidhje që e mbanin Shqipërinë e Kosovën larg integrimeve, dhe nën sqetullën e Serbisë, ndërsa Kosovën e Shqipërinë i bllokonit së funksionari si tërësi, duke vendosur barriera ndaj njëra tjetrës. Ju bënit marrëveshje me Shqipërinë " mbledhjet e famshme të dy qeverive shqiptare" , marrëveshje që ju shërbenin vetëm për marre, dhe të cilat i hidhnit në shportën e bërllokut në momentin që mbledhjet përfundonin. Ju mashtronit popullin se po bashkëpunoni njëra me tjetrën, në mënyrë që të qetësoheshin pritjet e shqiptareve ( terapi hipnotizuese) ndërsa i shtonit lidhjet e nëntokës me Beogradin. Ju që nuk paskeni një atdhe të dytë, perse deshët ta shkrinit shtetin e Kosovës, duke shkelur edhe mbi mundin e SHBA se e BE- së që i dhanë vulën përfundimtare lirimit nga Serbia dhe formimit të shtetit tonë të dytë Kosovës. Ju që luftonit për ta formuar një minishengen, ku i tërë Ballkani serish do vendosej nën kthetrat e Serbisë, tani po keni fytyrë për ta kritikuar Kurtin për votimin e tij në Shqipëri. Kurti votoi sot, për ta larguar nga pushteti, njeriun që thoshte që, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, shkon nëpërmes bashkimit të Kosovës me Beogradin e Serbinë.


Kosova e Shqipëria me të gjitha viset tjera ku banojnë shqiptarët, janë një trup, i cili dhemb në çdo vend që e prekë. Ky trup funksionon si tërësi, nëse një gisht apo veç lëkura e ti sëmuret, tërë trupi dhemb. Edhe kur ky trup shërohet, shërohet si tërësi. Pra, për ju qe sillni si idiotë politik, e në realitet ju ka robëruar pasuria e fituar nga krimi, Kosova është zemra e shqiptarisë, e Shqipëria Truri i shqiptarisë, dhe që njëra patjetrën nuk funksionojnë. Duke e ditur këtë, z Albin Kurti ka zgjeruar rrezen e veprimit kah truri i këtij trungu, sepse dëshiron që kombi ynë të flet me një zë, që kombi ynë, pa marr parasysh ku jeton, të ketë dinjitet, të ketë mbarësi, dhe të flet me një zë, me zërin e lirisë e jo të robërisë e Vuçiqit siç ka fol deri me tani. Albini, e din që pa Shqipëri nuk ka Kosovë, e as pa Kosovë nuk ka Shqipëri, andaj voton për ndryshim. Albini e din, që ne duhet të ngrihemi njëherë si Komb e pastaj si shtete. Votimi i z. Albin Kurtit në Shqipëri, i ka dhimb më së shumti Vuçiqit, dhe armiqve të shqiptarëve, sepse ata e dinë çka do të thotë ky votim për armiqtë e kombit tonë. Ju ka dhimbtë edhe atyre që i kanë ende në funksion lidhjet kriminale me Beogradin e Tiranën, sepse e dinë që ndryshimi do të thotë errësirë për ta dhe bizneseve të tyre të fëlliqura e dritë për popullin shqiptarë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"