Rigjykimi i aferës “PRONTO”, edhe një dëshmi tjetër, për kapjen e thellë kriminale të drejtësisë!

Rigjykimi i aferës “PRONTO”, edhe një dëshmi tjetër, për kapjen e thellë kriminale të drejtësisë!
Rigjykimi i aferës “PRONTO”, edhe një dëshmi tjetër, për kapjen e thellë kriminale të drejtësisë!

Nexhat Haziri

  • 06 May 2021 - 07:51

Shkruan: ANALIST - Nexhat Haziri

Afera e ashtuquajtur “PRONTO” e publikuar kohë më parë që përmbante komunikimin e tyre në mes vetë të krerëve më të lartë të shtetit, ishte dëshmia më e mirë se deri në çfarë gjendje kishte denigruar shteti, pasi mënyra e komunikimit të tyre në stilin mafioz, shkonte viza vi edhe me qeverisjen e vendit që valonte me skandale të shumta. Vendimin Gjykatës Supremes që është marrë më 19 prill, ku ka aprovuar kërkesat e të akuzuarve për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe rastin e ka kthyer në rigjykim nuk pritet ta dërgon drejtësinë në vend.

Rasti Grabovci i cili në nëntë raste u akuzua për shkelje të statusit të barabartë të qytetarëve, dhe të tjerëve në këtë rast, është tregues mjaftë i qartë se ky vendim është marrë nën trysninë politike. Dhe nëse flasim për më shumë se një dekadë të qeverisjes së vendit nga ata që njihen si “Pronto Mafia”, nuk mund të pritet që Gjykatat të jenë në shërbim të drejtësisë, ligjit dhe Kushtetutës, por në shërbim të patronëve të tyre, ky çdo gjykatës apo prokuror i emëruar a i zgjedhur është dashur ta marr “aminin” e të fortëve të politikës, dhe njëfarë formë betimi I tyre nuk ka qenë për shërbim ndaj drejtësisë, por për dëgjueshmëri dhe shërbim të bosëve të cilët kanë ushtruar funksione të larta shtetërorë, si kryeministër, kryetar parlamenti, ministër, deputetët , etj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".