Si u bë Skenderaj “Srbica”?!

Si u bë Skenderaj “Srbica”?!
Si u bë Skenderaj “Srbica”?!

Prof. Dr. Mehdi Hyseni

  • 07 July 2021 - 09:58

Gjurmëve të kolonializmit gjenocidal serb në Kosovë sipas burimeve serbe

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

*** Po, më 1924, pas vrasjes së heroit kombëtar shqiptar Azem Bejta, Serbia gjenocidale pushtuese formoi koloninë e parë serbomalazeze në Drenicë, të cilën e emërtoi me emrin sllav “Srbica” për të fshirë dhe fshehur çdo gjurmë të idenitetit shqiptar në Drenicë, kur nuk kishte asnjë serb dhe, asnjë malazez vendas në këtë tokë dardane-shqiptare.

Pra,  kolonia “Srbica”  u bë me shpatë, me topa, me pushkë, me bajoneta, me hekur, me zjarr, me terror dhe me kolonizim gjenocidal serb nga ana e regjimit çetniko-fashist reaksionar dhe vrastar të Serbisë së mbretit-regjentit Aleksandar Karagjorgjeviq, i cili më ushtrinë e tij masakruese dhe piromane e vrau Azem Bejtën, kryekomandantin e Lëvizjes Kaçake  Guerile të Drenicës, më 1924.

Duhet të nënvizojmë faktin se, vetëm pas vrasjes  së kryetrimit hero-dragoit të Drenicës, Serbia e Alaksandër Karagjorgjeviqit dhe e Nikola Pashiqit përmes  së ashtuqujaturës “Reformë Agrare të Kolonizimit të Serbisë Jugore” (sipas “Dekretligjit  për Kolonizimin, 24.IX.1920” ) ia arriti ta kolonizonte me forcë barbarike, me terror dhe me gjenocid, edhe Drenicën e Shqipërisë Etnike. Lidhur me    këtë kolonizim gjenocidal serb , ja se ç’shkruan “gjeometri” ekzekutues i këtij projekti shfarosës serbomadh,Gjorgje Kërstiq në librin e tij: “ Njësoj si kolonizimi i Metohisë po zhvillohet edhe kolonizimi i Drenicës. Kjo është krahina jonë më e butë. Drenica sipas natyrës së saj është njësoj me Krajinën e Bosnjës, prandaj krajinasit vrapojnë pas saj. Në kohën e kolonizimit tonë në Drenicë sundonte pasiguri e madhe. Aty nuk kishte kurrfarë autoriteti shtetëror serb, për shkak se autoriteti i vërtetë ishte kaçaku i njohur Azem Bejta. Vetëm pas vrasjes së tij më 1924, kur ndërhyri ushtria me top, pati filluar një kohë e re për koloniizimin dhe për sjelljen e kolonëve. Po në këtë vit, pas okupimit të Drenicës, u formua edhe kolonia e Serbicës, 19 km larg Mitorivcës jugore-perëndimore.” (Gjorgje Kërstiq, Kolonizacija Juzne Srbije, “Bosanska Posta”, Sarajevë, 1928, f. 31-32).

Këto fakte dhe argumente nga ky burim serb provojnë se kush e pushtoi dhe e kolonizoi Kosovën”me shpatë” siç thotë edhe kryelideri politik serb i LSD-së së Vojvodinës, Nenad Çanak, i cili botërisht e tregoi të vërtetën historike se, Serbia ishte ajo, që e kolonizoi dhe e pushtoi Kosovën më 1912.

Pra, terroriste, piromane, kriminele dhe vrastare ishte Serbia, jo Shqipëria, as shqiptarët, as Lëvizja Kaçake e Rezistencës me Azem Bejtën në krye, e as Ushtria Çlirimitare e Kosovës me Adem Jasharin në krye (më 1998). Të dytë këta ishin luftëtarë dhe komandantë dhe heronj të shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës, të cilët në kohë të ndryshme historikke dhe politike, luftuan me pushkë në dorë për mbrojtjen e popullit të vet dhe të Kosovës nga ushtritë, nga policitë dhe nga paramilitarët   invadues çetniko-fashistë serbë (1912-1999).

 Azem Bejta nuk ishte “terrorist”, as “kriminel” e as “vrastar”, por patriot dhe hero !

Sepse mbrojti familjen, popullin, Drenicën dhe Kosovën nga pushtimi kolonial dhe gjenocidal serb.

Prandaj, as shkenca e logjikës, as shkenca e psikologjisë nuk mund ta cilësojnë si “kriminel”, as si “terrorist” e as si “renegat” Azem Bejtën, sepse mbrojti shtëpinë e vet, popullin e vet dhe Drenicën e vet të Shqipërisë Etnike nga Serbia shfarosëse dhe hegjemoniste e Nikola Pashiqit dhe e mbretit-regjentit Aleksandër Karagjorgjeviq (1912-1924).

Derisa Azem Bejta me trimat e vet luftëtarë ishte në mbrojtjen e Drenicës, kjo ishte kështejllë e pashkelur nga bandat barbare serbe të ushtrive dhe të policive të Beogradit. Gjatë kohës (1912-1924) në Drenicë nuk ka pasur asnjë serb e as kurrfarë “Serbice”, por vetëm Skënderaj dhe shqiptarë autoktonë.  Mirëpo, pas vrasjes së tij (1924), zë fill tragjedia e zezë mbi Drenicën, sepse aty regjimi ultranaonalist dhe militraist i Beogradit me trena transportues “eksportoi” kolonistë serbë dhe malazezë nga viset e ndryshme të Serbisë, të Vojvodinës, të Hercegovinës dhe të Malit të Zi. Këtë e dëshmojnë edhe këto fakte serbe të Gjorgje Kërstiqit: “ Pas vrasjes së Azem Bejtës, kolonizimi filloi të zhvillohet papengesë dhe solli deri  formimin e kolonive edhe në ato vende, të cilat më 1923 dhe 1924 ishin  vatra të papushtueshme të kaçakëve. Për kolonistët, shtëpitë ndërtoheshin edhe në Bjeshkën e Qyqavicës, që arrinin deri në Galicë, ku sunduesi i dikurshëm i Drenicës, katili i famshëm Azem Bejta, i plagosur mendoi të vazhdonte edhe për disa ditë jetën e tij. Në rrënojat e kullës së tij (nga topat e ushtrisë pushteuse të mbretit Aleksandër Karagjorgjeviq), u ndërtua shtëpia e disa kolonëve hercegovasë nga Nevesinja, e cila me dritaret e saj të bardha që shiheshin nga larg, dëshmonte se në atë krahinë ishin vendosur liria dhe siguria.” (Gjorgje Kërstiq, po aty, f.76). 

Së fundi, duhet mbajtur mend se, sa herë që serbomëdhenjtë kolonialistë-pushtues të Kosovës i akuzojnë shqiptarët për “terrorizëm”, ata dëshmojnë se vetë janë terroristë, piromanë, kriminelë dhe gjenocidalë, sepse me anë të këtyre mjeteve fabrikuese vrastare në shekuj kanë masakruar shqiptarët dhe kanë kolonizuar troejt e tyre etnike në Ballkan (1876-2021).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".