Çështja e udhëtimeve, transportit ajror dhe rrugor, është kapur nga disa firma tipike mafioze!

Çështja e udhëtimeve, transportit ajror dhe rrugor, është kapur nga disa firma tipike mafioze!
Çështja e udhëtimeve, transportit ajror dhe rrugor, është kapur nga disa firma tipike mafioze!

Muhamet Kelmendi

  • 30 korrik 2021 - 07:49

Shkruan:ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Çështja e udhëtimeve, transport ajror dhe rrugor, është një çështje jo e rregulluar me ligj. Ajo varet nga tregu dhe si e tillë bije nën ndikimin e tregut të lirë. Këtu ka fare pak mundësi që të ndikon qeveria dhe të bëjë diçka në aspektin ligjor për ndonjë ndryshim. E keqja është se konkurrenca është akoma e vogël. Veç kësaj, kjo fushë e udhëtimit është kapur nga disa firma tipike mafioze, të cilat për përfitime sa më të mëdha luajnë me çmimet, i ngririsin ato dhe veprojnë me çmime si me qenë në "bashqe të babes".

Ata transportues të komunikacionit ajror vetë përcaktojnë çmimet pa asnjë mbikëqyrje . Nuk kanë fare dhe nuk i respektojnë rregullat e tregut. çmimet rriten sipas interesit të përfitimit, kur ka shumë qarkullim, deri në dyfishin a trefishin e çmimeve normale. Forma kriminale po e zotëron këtë sektor. E tërë kjo në emër të tregut të lirë dhe mbi bazën ligjore të lëvizjes së çmimeve. Këtu nuk ka rregulla. Fitimi mbizotëron mbi çdo logjikë tjetër. Kjo gjendje do të vazhdon deri në kohen kur nuk do të ketë ka linja të rregullta standarde të fluturimit në relacionet më të rëndësishme ku është fluksi më i madh i lëvizjes së udhëtarëve .

Çdo formë tjetër, sikurse është tash, është e ndërlidhur me firmat e udhëtimit që i dirigjojnë fluturimet. Këtu marrin formë pikësynimet e tyre për përfitime dhe këtej rriten çmimet. Çfarë mundë të bëhet? Në kudër të kësaj janë disa forma intervenuese por jo obligative. Ndalimi i aterrimit në aeroport. Këtej është kjo mundësi, por aeroporti nuk është në administrimin e shtetit. Disa fusha janë. Kontrolli ajror dhe aterrimi. Natyrisht se kjo ndikon në dhënien e lejes për aterrim. Me këtë mundë të bëhet presion për çmime Diskutimi me firmat që merren me fluturime mbi qarkullimin dhe çmimet e fluturimeve. Rritja e taksave dhe tatimeve ndaj shoqërive fluturuese, në mënyrë që të ndalen për dialog me qeverinë dhe të ndikohet në çmime. Ndërgjegjësimi i shoqërisë fluturuese. I theksova disa forma që janë, por që vështirë është të ndërmerren, sepse krejt kjo nuk është në kompetencat e qeverisë.

Çmimet caktohen nga shoqëritë fluturuese, të cilat i rritin dhe i zbresin çmimet sipas interesave financiare të tyre. Mbetet ndërgjegjësimi dhe morali i shoqërive që merren me fluturime. E këtu s’ka fare ndërgjegje. Ndërgjegjja është fitimi. Në fakt kështu po veprohet në çdo fushë në Kosove. Të gjitha firmat po merren vetëm me fitime. Këtej çmimet po caktohen për fitime. Duke u varur nga kjo, në Kosovë gjejnë punë shumë firma transportuese. Ato kanë krijuar linja të qarkullimit të udhëtarëve nga vendet e ndryshme të UE-së në drejtim të Kosovës. Këto firma nuk kanë çmime të larta. Shumë udhëtar po i përdorin këto qarkullime me autobus. Këto firma i qarkullojnë autobusët e tyre nëpër vende të ndryshme, duke mbledhur udhëtar dhe udhëtimet zgjatin shumë.

Autobusët e tyre nuk janë në nivelin e duhur teknik. Drejtuesit janë zakonisht dy veta. Mirëpo, një rrugë nga Prishtina deri në Paris, Berlin, Stokholm, Frankfurt a Cyrih zgjatë nga tri ditë e më shumë. Këtu nuk mjaftojnë dy shofer të autobusëve. Këtu ka ndikim qeveria. Ata mund të caktojnë dhe të rregullojnë me ligj transportin e tillë të udhëtarëve. Qeveria duhet të rritë kontrollin teknik dhe mos të lejoj qarkullimin jashtë vendeve të Ballkanit pa tre shofer. Kjo e përmirëson gjendjen shumë. Natyrisht se nuk mund të ndali të gjitha rreziqet dhe të përmirësoj tërësisht qarkullimin e tillë por e përmirëson dukshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".