Shërbimi diplomatik të reformohet, të pastrohet me konkurs nga mbeturinat politiko partiake!

Shërbimi diplomatik të reformohet, të pastrohet me konkurs  nga mbeturinat politiko partiake!
Shërbimi diplomatik të reformohet, të pastrohet me konkurs  nga mbeturinat politiko partiake!

Blerim Burjani

  • 05 September 2021 - 08:50

Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani

 Ka kaluar një muaj që kur është dashur të hapet konkursi publik, sipas ligjit,  për të rekrutuar staf të ri prej diplomatësh. Deri më tash,  nga ky mos veprim,  është humbur kohë e konsiderueshme e pa arsyeshme nga  mos shpallja e konkursit për diplomat.


Është shumë e qartë se vonesa që është bërë dhe i ka kaluar të gjitha limitet kohore, për konkursin e MPJ-së për të rekrutuar staf të ri diplomatik, thjeshtë është  çështje politike por jo ligjore. Pra në vend që të hapet konkursi për shërbyes të karrierës këta po e përmendin akoma ndryshimin e ligjit, që ta legalizojnë edhe  më ligj, që për shërbyes diplomatik të zgjidhen edhe staf politik [partiak që mendohet të përzgjidhen 30%, përderisa sipas kësaj qeverie 70% duhet të jenë ambasador të karrierës. Reforma ende nuk ka nisur për stafin  e mbetur të ambasadorëve që janë shërbyes të karrierës , ende ka mbeturina partiake në shërbim të jashtëm, pra ka përplot, kështu që duhet të shkohet deri në fund me  depolitizim të këtij shërbimi. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".