
Lexoni edhe:
Norvegjia, shteti i fundit në BE që vendos për vaksinimin e të rinjve 12 vjeç e lart
Shkruan: ANALISTI-Blerim Burjani
Do të ishte shumë normale, madje jashtëzakonisht pozitive, në funksion të ashpërsimit të kontrollit institucional mbi shpenzimin e parasë publike, që të gjitha raportet e auditorëve, ZKA-së dhe të auditorëve të brendshëm, të dërgohen në prokurori. Kjo do të ishte pozitive për të ndal proceset negative korruptive , por edhe puna dhe raporti i auditorëve nuk është bazë përfundimtarë për të ndal proceset e keqpërdorimit të parasë publike.
Norvegjia, shteti i fundit në BE që vendos për vaksinimin e të rinjve 12 vjeç e lartLexoni edhe:
Pra ajo është një çështje shumë komplekse për një kohë të gjatë. Mos funksionimi i prokurorisë si duhet në mënyrë zyrtare ka ndodhë që kjo të shihet. Tash edhe VV-ja në pushtet, në mungesë të fakteve të tjera që përbëjnë vepër penale, po merren me auditorët, me raportet e auditimit të ministrive që shpesh janë fshehur nga realiteti. Pra mendoj se vetëm prokuroria mundë të zbardhë rastet. VV-ja po merret me auditorët e kjo çështje është mjaft e vështirë dhe komplekse sepse ata mundë të detyrohen të përgatisin letra për të dërguar nëpër gjykata dhe për të dëshmuar me fakte shtesë pretendimet që ngritën për abuzim dhe keqpërdorim.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".